Gruaja gjermane ndez mijëra qirinj në homazh prekës ndaj viktimave të koronavirusit

18/04/2020 16:56

Gertrud Schop, punonjëse taksash në Gjermani, ka ndezur rreth 4,000 qirinj në formën e një kryqi në shtëpinë e saj në Zella-Mehlist për të kujtuar 3,868 njerëzit që kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani.

Homazhi prekës vjen pasi Schop tha se kërkonte të bënte diçka kur kishat janë mbyllur si pjesë e pasave të izolimit të virusit.

Katolikja e devotshme reshtoi qirinjtë në shtëpinë e saj në Zella-Mehlist duke thënë se do të vazhdonte ta bënte deri në zbulimin e vaksinës ndaj Covid-19.

60-vjeçarja ka krijuar homazhin e saj dhe me ndihmën e vullnetarëve dhe tha se iu deshëm shtatë orë për ta kompletuar.

Zhvillimi vjen pasi minsitri i shëndetësisë Jens Spahn, tha se numrat e infektimit kanë rënë dhe Gjermania ka marrë kthesën drejt fitores.

“Epidemia është bërë e kontrolueshme dhe e menaxhieshme,” tha ai në një konferencë shtypi duke shtuar se masat e mara nëvend prej 18 marsit kishin qenë “të suksesshme”.

Kancerlarja Angela Merkel ka njoftuar se masat në vend do të relaksohen prej javës që vjen.
“Kurba e infeksioneve është sheshuar, por duhet përmirësuar ende për të mos mbingarkuar sistemin shëndetësor,” tha ajo.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA