Një familje është detyruar të përdorë vinç lëvizës(përdoret nga zjarrfikësit), për të parë për herë të fundit të afërmin e tyre të sëmurë, pasi shtëpia ku ai po kurohej, duhej mbyllur për shkak të koronavirusit.
“Familja e Henry Nijhove, 87 vjeç, u ngjit lart në katin e katërt të shtëpisë së kujdesit, në Amsterdam, duke përdorur vinçin lëvizës, të cilën ja kishte mundësuar rajoni lokal i zjarrfikësve.
Familja e mori këtë vendim, pasi mjekët i njoftuan se Henry, nuk do të jetonte për shumë kohë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rënduar(nuk vuante nga koronavirusi). Pacientët këto kohë në Holandë, është thuajse e pamundur që të presin vizita nga të afërmit, pasi është e ndaluar për shkak të COVID-19. E shqetësuar nga ideja që nuk mund ta takonte më gjyshin, mbesa e Henryt, Chante, i kërkoi ndihmë rajonit të zjarrfikësve në qytetet, për t’i ofronin një vinç lëvizës dhe ata iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së saj.
“Unë nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen time ndaj stafit zjarrfikës që më mundësuan mua dhe familjes time këtë mundësi. Ne jemi një familje shumë e bashkuar dhe gjyshi ynë Henry, është gjithçka për ne”, tha Chante.
Top Channel