Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Drynjaja, ishte i ftuar prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi.
Fillimisht Boshi foli në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e bukës në vendin tonë. Ai sqaroi se mielli tek ne, është i një cilësie të mirë. Po ashtu edhe produkti i përfituar është i një të cilësie të kënaqshme, pasi ekzistojnë shumë furra dhe detyrimisht konkurrenca e tepërt, do të bëjë që këto shërbime të kujdesen për cilësinë e produktit që ofrojnë. Ndërkaq, Boshi u shpreh i revoltuar në lidhje me vendimet e reja të marra nga qeveria, e cila nuk lejon sharrat e prerjes nëpër furra, të presin bukë (pjesë e masave të marra nga qeveria lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi). Ai tha se kjo është një shkelje e madhe, sepse në dyqane dhe supermarkete po shitet bukë e prerë dhe e ambalazhuar. Ndërsa furrave nuk u lejohet një gjë e tillë. Boshi, e cilësoi këtë vendim, si të lobuar nga shoqata të ndryshme të bukës, të cilat nga padituria ose nga dëshira për të bërë mirë, thotë Boshi, janë duke bërë diçka të gabuar.
Pëllumb Boshi: Me thënë të vërtetën shumë herë ka pasur spekulime për bukën, por prej 26 vitesh nuk kemi më të voglin rast për produktin e bukës. Edhe pse ka pasur dhe ka vështirësi të pa llogaritshme, është shpërndarë thuajse e mijëra prodhuesve dhe nuk është në duart e disa prodhuesve siç e kanë shumë shtete. Nga kjo nuk është se të gjithë e kanë aftësinë profesionale ose teknologjike, për ta administruar mirë. Por nga nevoja për të bërë biznes, shumë njerëz të pa mësuar, të pa përgatitur, kanë arritur të hyjnë në këtë biznes. Siguria në ndonjë vend ka çaluar por asnjë person nuk është dëmtuar nga produkti bukë.
Denis Dyrnjaja: Kur flisni ju keni parasysh veten tuaj. Ndërkohë që po flisnit tani hasa në arsyetimin tuaj, kur thatë që ka shumë prodhues buke. A duhet ta merrni si standard dhe të thoni në Shqipëri nuk ka probleme me bukën. Kur ndërkohë në Shqipëri ka shumë prodhues buke dhe nuk dihet, se në ç’duar, në ç’mënyrë dhe ç’cilësi kalon prodhimi i bukës.
Pëllumb Boshi: Këtë e arsyetova mbi faktin që konkurrenca është gjëja më e rreptë që e detyron tjetrin të punojë mirë. Duke qenë që ka konkurrencë kaq të madhe, secili mundohet të qëndrojë në treg. Nuk është e lehtë. Është shumë e vështirë që një firmë të ekzistojë çerek shekulli në treg dhe me një produkt kaq të vështirë. Por ngaqë gjithsecili ka bërë më të mirin për konsumatorin, pavarësisht kërkesave të shtetit dhe situatave të vështira që kemi kaluar.
Denis Dyrnjaja: A është e sigurt buka që hanë sot shqiptarët. Sepse ne të gjithë konsumojmë bukë, futemi në furrin e bukës, vitrinat janë të mrekullueshme ku i shikon. Por ka bukë aty, të zezë, pak më të zezë dhe kështu me radhë. Me thënë të vërtetën vështirë se mund të besohet se ka një grurë aq të zi, sa për ë parë një bukë të zezë. Pra pigmented janë të pranishme. A është kjo e dëmshme për shëndetin tonë.
Pëllumb Boshi: Denis unë të falenderoj shumë që zgjodhe këtë produkt në këto ditë që është përfolur shumë buka. Por edhe për një arsye tjetër shtesë, ku një grup prodhuesish në konflikt interesi me institucionet shtetërore kanë lobuar pranë institucioneve shtetërore. Mos me thënë nga padija ose nga interesa jot ë rregullta kanë arritur të vendosin në dispozicion, disa segmennte të autoritetit kombëtar të ushqimit dhe policisë bashkiake. Ndoshta nga keqinformimi, ose ndoshta nga dëshira duke menduar se mund të eliminonin sadopak problemet e koronavirusit. Por sharrat prerëse, dhe qeset nuk kanë të bëjnë fare. Përkundrazi ato krijuan një panik dhe mosbesim. Këtu jam për t’i thënë konsumatorit, nëse do të ishte ndryshe, pasi jemi në kulmin e epidemisë së koronavirusit dhe nuk kemi asnjë person nga gjithë kjo infrastrukturë kaq e madhe e punonjësve të bukës, të prekur. Nuk kemi asnjë furrë, asnjë shenjë. Drejtuesit e higjienës janë shprehur qartë, mjekët janë shprehur qartë se çfarë është buka. Pa përjashtuar rregullat, rregullat e distancimit të higjienës dhe rregullat prodhuese, duhet të ishin edhe më parë. Sepse sëmundjet infektive janë prezent jo vetëm në koronavirus por në të gjitha situatat. Tashmë ne jemi praktikuar dhe dimë se sit ë përshtatemi.
Heqja e sharrave dhe bërja e qeseve që nuk është në supermarketeve, edhe këtë dëshiroja ta bëja publike sepse këtu qëndron një fshehje e madhe. Në furrë të ndalohet prerja e bukës ndërsa në dyqane sot ka bukë të prerë, do të thotë që këtu çalon diçka. Përse e kanë hequr sharrën në furrë dhe përse të gjitha dyqanet qoftë edhe më të skajshmet, kanë bukë të prera. Mendoj që në dyqane shitet bukë në të zezë. Duke shitur bukë në të zezë, ato janë të interesuar të dërgojnë klientë në dyqan dhe jo në furra buke.
Denis Dyrnjaja: Kur thoni shitet bukë në të zezë keni parasysh faturimin?
Pëllumb Boshi: Nuk faturohen, nuk gjurmohen, nuk kontrollohet. Kjo është përgjithësi e tatimeve dhe AKU-së. Ata kontrollojnë furrat dhe nuk kontrollojnë asnjë dyqan. Në qoftë se ti verifikon sot të gjitha akt-kontrollet janë në furra dhe asnjë akt-kontroll për produktin bukë, nuk është në asnjë dyqan të territorit të Shqipërisë.
Denis Dyrnjaja: Ky është një akt korrupsioni apo një akt pamundësie ?
Pëllumb Boshi: Kjo është padije, është për t’i rënë shkurt. Të shkojmë tek furra aty tek “Treni” dhe mendojnë se u mbarua puna. Duhet të kontrollohet në çdo cep ku është produkti. Unë në furrë nuk mund të shes pa kupon, ndërsa në dyqan ai dërgon 10 apo 20 nuk e kontrollon njeri. Ai e shet dhe të prerë ndërsa unë nuk më lejojnë ta pres. Për këtë arsye jam dhe i revoltuar. Po të shikosh sot biznesi i bukës ka rënë poshtë 50%. Pra kanë krijuar një mosbesim tek konsumatori, në mënyrë të rreme. Këta njerëz duhet të kërkojnë falje, sepse kanë krijuar dhe panik. Nuk është e lejueshme dhe ligjërisht të krijohet panik për produkte sidomos në situate lufte.
Denis Dyrnjaja: Kur thoni këta njerëz për kë e keni fjalën?
Pëllumb Boshi: Shoqata të ndryshme në konflikt interesi kanë lobuar në institucionet shtetërore për të hequr sharrat e bukës. Nuk ka nevojë shoqata të kërkojë gjëra tek shteti. Shoqata duhet t’i marrë vetë vendimet për atë grup interesi që përfaqëson. Unë sot deklaroj që nuk jam më pjesë e shoqatës edhe pse jam atje. Duhet të japin llogari ata si jetojnë, si e ushtrojnë aktivitetin e tyre prej 20 vitesh.
Denis Dyrnjaja: A mendoni se kjo çështje ka nevojë për një hetim?
Pëllumb Boshi: Mendoj që ka nevojë për një hetim. Institucionet shtetërore të hetojnë kush ishte ai që krijoi panik për bukën. Përse buka ka rënë në shitje dhe përse populli po ble miell dhe po bën bukë në shtëpi. A e dini ju që shteti ka më leverdi t’i japë bukë falas shqiptarëve, sesa t’i lejojë të bëjnë bukë nëpër shtëpia. Kanë për ta parë në fund të muajit sa do t’u vi fatura.
Denis Dyrnjaja: A ju ka dëgjuar kush për këtë pretendim që sot po e bën nëpërmjet ekranit të Top Channel.
Pëllumb Boshi: Nuk më ka dëgjuar sepse unë kam kohë që kam heshtur. A e ke parë t’i që buka duhet të ishte dyta pas shëndetësisë dhe medias. Duhet të ishte duke punuar, shërbyer dhe duke bërë mirë.
Denis Dyrnjaja: Cili është apeli juaj konkret dhe direkt?
Pëllumb Boshi: Të kthehet dinjiteti i prodhimit të bukës, të rikthehet sharra e prerjes, dhe të kthehet çdo shërbim. Ato sharra kanë certifikatë për shitjen e produkteve ushqimore. Ato janë siç do pajisje tjetër, çdo shërbimi ushqimor, si furra, si brumatriçja. Janë mënyra të pastrimit, ai që ka dhënë certifikatën mban përgjithësi, heqjen e kanë bërë pa ligj pa nxjerrë një akt-normativ ose vendim. Të kthehen edhe njëherë sharrat e prerjes. Të kthehet ambalazhimi si në dyqane. Të bëhen disa lehtësira siç kanë shtetet që na rrethojnë. TVSH-ja e bukës në asnjë vend botën që na rrethon nuk e kalon 12%. Nuk është se shteti po mbledh lekë më shumë po mbledh më pak, sepse këto janë të interesuar ta fshehin produktin.
Top Channel