Ushtria e Nigerisë është bërë klienti i dytë i tankeve të reja kineze VT-4 me kompletimin e dërgesës së parë më 8 prill.

Vendi është tashmë klient i rregullt i armatimeve kineze dhe një nga tre klientët e avionëve gjuajtës JF-17, së bashku me Mianmar e Pakistanin.
Nigeria mori tanket VT-4 si pjesë e paketës së armatiemve ku përfshihen predhat e artilerisë ST1 e SH2, sipas kontratës së vitit 2019. Tanket e reja janë krijuar për eksport, dhe nuk shërbejnë me forcat e aramtosura kineze.

Ato janë të ngjashme me tanket tip 15 për terrene malore. Aftësitë e tankut VT-4 kanë impresionuar gjithashtu dhe klientin tjetër Tailandën, si dhe Pakistanin e Peru. Topi i tij kryesor 125mm është më i madh se i shumicës së konkurrentëve të tij, si modeli izraelit Merkava IV dhe ai gjerman Leopard II. Mjeti mund të përdorë disa municione të specializuara si ato blind-shpuese.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel