Një qytetar nga qyteti i Ferizajt është personi i 12 që ka vdekur pas infektimit me koronavirus në Kosovë.
Siç thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK, pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive dhe i njëjti kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ky është njoftimi i Klinikës Infektive:
“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka reultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë”.
Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes dhe 79 të shëruar.
Top Channel