E Diela e Pashkëve/ Rrëfehet Rudina Xhunga: Kur shkova në kishë për herë të parë, dogja flokët

17/04/2020 15:45

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erojna Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” gazetarja Rudina Xhunga dhe blogerja e ushqimit Esmeralda. Të ftuarat janë duke u marrë me përgatitjet e të Dielës së Pashkëve (Ortodokse).

Rudina ndodhej në qytetin e Vlorës, pasi ishte duke u marrë me xhirimet e një të emisioni. Ajo u shpreh se vezët i ka përgatitur dhe i kanë dalë rozë, po ashtu do të gatuaj dhe mish qengji e shumë ushqime të tjera, për pashkë. Gjatë fjalës së saj, Rudina zbuloi dhe një episod mjaft interesant. “Për herë të parë në kishë kam qenë me gjyshen time. Nuk e dija që ishim ortodoksë, pasi sapo ishin hapur kishat, por mbaj mend që m’u dogjën flokët nga qiriri”, tha gazetarja.

“Unë ato që kisha për të përgatitur i kam përgatitur në Vlorë. Isha në kishën e Vlorës ku u hapën kishat për herë të parë. Në shtëpinë tonë nuk e dinim që ishim ortodoksë. Kur shkova për herë të parë në kishë u hutova sa që më morën flakë flokët, nga qiriri në kishë. Dje mora bojën e vezëve në supermarket, dhe bëra vezët, i bëj me time bijë. Ato në foto (i referohet një fotoje me vezë që u shfaq në studio) i ka bërë motra ime. Është buka kur vendos vezët, në fakt nuk di ta bëj. Mish qengji do të bëj por edhe shumë gatime të tjera. Vezët unë e bëj me bojë. Unë jam një e karantinuar prej ditësh, xhiroj dhe kthehem. Vajza qëndron gjatë gjithë kohës me mua. Qëndrojmë gjatë gjithë kohës me doreza dhe maska, nuk afrohemi, nuk i japim dorën askujt. Gjithçka me kujdes të madh. Në Vlorë kanë frikë të gjithë, nuk bën dobi hurdha dhe rakia koronavirus të prek kudo që të jeshë. Në Vlorësituata është  e përbashkët me Tiranën, por këtu besimi është më shumë që vera dhe sezoni turistik do të nisë si çdo vit”, tha Rudina.

Nga ana tjetër blogere Esmeralda, shpjegoi disa truke sesi të lyejmë vezët e pashkëve. Më poshtë keni të gjithë metodat e nevojshme:

“Kam bërë vezët. Ngjyrat natyrale marrin shumë, nuk e dimë se si do të na dali. E futa një vezë tek lëngu i panxharit. Një panxhar e ziem së bashku me dy gota ujë dhe më pas me uthull, vendosim vezën e zier, duhet dy orë që veza të marrë ngjyrën brenda këtij lëngu. Lëngu nga fletët e qepës, ato që mbeten zihen dhe vendosen për disa orë aty. Kjo është prej lakrës së kuqe e ziejm, kjo i bën vezët ngjyrë blu. Kjo është shafran i Indisë (ilustron në studio) dhe i zier me ujë, kjo metodë i nxjerr të verdha. Kam bërë miks të verdhën dhe blunë e larkës, dhe vezët dalin jeshile”, tha Esmeralda.

Top Channel