Nisin debatet në Kuvend/ Ralf Gjoni: Keqpërdorët një zonjë të nderuar, nga më të urtat e korrekte. Ruçi: Me neveri…

16/04/2020 10:38

Kanë nisur debatet e para në Kuvend ku deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka kërkuar nga shumica dhe kreu i Kuvendit të tërheqin nga kjo seancë amendimet në Kodin Penal, për thyerësit e karantinës.

Sipas tij, është keqpërdorur “një zonjë e nderuar, nga më të urtat dhe më korrektja, për të bërë vjedhurazi amendimet që i trajtojnë shqiptarët si kriminelë”.

“Amendamenti i zonjës Bode nuk ka asnjë lidhje me propozimet e deputeteve Gjermeni dhe Bushka në janar, që lidhen me dhunën në familje, unë i mbështes, por futja vjedhurazi në mënyrë tinzare e dashakeqe, duke keqpërdorur një deputete të nderuar, mjeke, që është nga më të urtat, më korrekte dhe më me integritet, keqpërdorimi i një zonje të nderuar, për të ndryshuar kodin penal për ti trajtuar shqiptarët si kriminelë pa konsultim publik, është i papranueshëm”- tha ai.

Ndërkohë Ruçi ia ktheu: Nuk po flet për procedurë, mbylle tashti hajde.

Gjoni: Amendamenti i zonjës Bode, për të amenduar Kodin Penal në kundërhstim me rregulloren e Kuvendit, është i papranueshëm, e prezantuat vjedhurazi. I bëj kërkesë shumicës të tregojë dinjitet dhe ta tërheqë këtë amendament, që të mos trajtohet në këtë seancë.

Ruci: Me neveri them që gabuat rëndë kur iu adresuar asaj që vlen të respektohet dhe aq më pak s’ka vend të anatemohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA