Ndërron jetë motra e artistit shqiptar/ Gazetarja gjendet e vdekur brenda banesës në Prishtinë

16/04/2020 14:10

Është gjetur e pajetë në banesën e saj në Prishtinë, gazetarja dhe kompozitorja 44-vjeçare, Violeta Rexhepagiq, e cila prej vitesh punonte në Radio Televizionin e Kosovës.

“Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Teksa bëhet me dijeni nga ana e Policisë së Kosovës që do të vazhdojnë procedurat dhe hetimet përkatëse, RTK shprehet se Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e paraluftës.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me prezantimet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta në vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News. Ajo ishte motra e këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Armend Rexhepagiq.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA