Ministri turk i Shëndetësise, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 107 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 1.403 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend. Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të koronavirusit në vend është rritur në 65.111, me 4.062 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ai theksoi se 842 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit dhe se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në vend është rritur në 4.799. Ministri turk tha se shkalla e rritjes së rasteve të koronavirusit në vendin e tij po shënon ulje dhe se përhapja po vendoset nën kontroll.

Siç informoi ai, në 24 orët e fundit janë kryer 33.070 teste tek persona e dyshuar për COVID-19, me eçka numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka arritur në 443.626. Aktualisht, në Turqi po trajtohen 1.809 pacientë në kujdes intensiv.

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, deri më tani është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1.9 milionë, me rreth 121 mijë të vdekur dhe rreth 465 mijë të shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA