Rrezik për një valë të dytë infektimi/ 86 raste të reja në Kinë, mbyllet kufiri me Rusinë

15/04/2020 07:23

Në Kinë është dhënë një alarmi i rrezikut për një valë të dytë përhapjeje të koronavirusit. Dje autoritetet kanë raportuar për 46 raste, ku 36 raste ishin të importuara nga përtej detit. Në 10 rastet lokale vetëm 8 prej tyre u raportuan në veri të provincës Heilongjiang.

Ndërsa sot numri i rasteve të reja është 86 ku 79 janë janë të importuara. Kina pasi arriti thuajse ta mposhte virusin po njeh një rritje të numrit të rasteve të importuara.

Shumica e këtyre rasteve janë të ardhur nga Rusia. Tani Kina ka mbyllur kufirin më Rusinë në Suifhene, qytet në Heilongjiang por kjo masë duket se është marrë me shumë vonesë.

Kina ka thënë se Rusia është bërë burimi më i madh i rasteve të importuara me një total prej 409 raste. Tani në Kinë numërohën 82 mijë e 295 raste infektimi me Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA