“Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, I përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! “- shprehet Bardh Spahia.

Më tej shton se Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash.

“Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!”- përfundon ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA