Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Suedi u ngjit mbi 1.000. Sipas Andres Tegnel nga Agjencia e Shëndetit Publik, dje janë paraqitur 114 raste të vdekjes, me çka numri i të vdekurve arriti në 1.033.

Në Suedi janë regjistruar 11.445 persona të infektuar me koronavirus.

Stokholmi zyrtar ka ndërmarrë masa relativisht liberale për luftë kundër pandemisë edhe krahas numrit të kërcimit të numrit të viktimave.

Autoritetet në këtë vend skandinav i këshillojnë qytetarët ta praktikojnë distancimin social, por nuk i mbyllën shkollat, baret dhe restorantet. Gjithashtu, ndalohen vetëm tubime të më shumë se 50 personave.

Gjithsej 22 ekspertë shëndetësorë u kanë bërë thirrje politikanëve të ndërmarrin kontrollin mbi situatën, duke theksuar se Agjencia suedeze e shëndetit publik nuk ka arritur të përballet mirë me pandeminë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA