Lufta me koronavirusin vazhdon, ndërkohë që numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 rritet dita-ditës.

Sipas autoriteteve numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirusi ka shkuar në 126 mijë e 539 persona. Vendi me numrin më të lartë të viktimave janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 25 mijë e 995 të vdekur.

Pas SHBA-së vjen Italia me 21 mijë e 67 të vdekur. Në vend të tretë vjen Spanja me 18 mijë e 255 të vdekur dhe ndiqet nga Franca me 15 mijë e 729 të vdekur.

5-shen e parë të vendeve me numrin më të lartë të viktimave e mbyll Mbretëria e Bashkuar me 12 mijë e 107 të vdekur. Në Kinë aty ku ka shpërthyer virusi janë numëruar 3 mijë e 345 të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA