Postoi video live në Facebook/ Shkeli masat shtrënguese Covid-19, pezullohet nga puna zyrtari në Kosovë

14/04/2020 14:30

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë korrektues, ka larguar përkohësisht nga puna zyrtarin korrektues, H. V.

I njëjti ka postuar në rrjetin social Facebook video live, në të cilën shihet së bashku me disa persona të tjerë duke mos respektuar masat e distancës dhe në kundërshtim me orarin e lëvizjes (pas orës 17:00), masa këto të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat kanë për qellim ndalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Me këtë veprim, i njëjti ka treguar mungesë disipline duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë brenda tyre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA