Pasioni për fotografinë/ Rrëfehet Ina, fotografja e talentuar me aftësi të veçanta

14/04/2020 16:17

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhje “Skype” Artur dhe Ina Tosku.

Ina është një vajzë me aftësi të veçanta, e cila ka pasion fotografinë dhe shpesh në objektiv ka të tjerë fëmijë të kësaj kategorie. Por, babai i saj, Arturi, thotë se Inës i pëlqen të fotografojë edhe natyrën.

“Duke qenë se aktiviteti i personave me aftësi të veçanta në shoqërinë tonë është i kufizuar”, tha Arturi, “për këtë arsye Ina dëshironte të pasqyronte aktivitetin e tyre me anë të fotografive”, shtoi më tej ai.

“Pasioni i saj për fotografinë lindi për të pasqyruar jetën e fëmijëve me aftësi ndryshe. Krahës këtij motivi, Ina fotografon në natyrë kudo ku shef gjërat e bukura. Nuk ka asnjë nga familja që merret me art, por duket veçantia e Inës për të pasqyruar atë aktivitet të personave me aftësi të kufizuara, që në shoqërinë tonë është e kufizuar, për këtë arsye ajo dëshironte të pasqyronte aktivitetin e këtyre personave. Ina më tepër ka pasion të fotografojë foto me persona të ndryshme. I mungojnë njerëzit natyra, shoqëria”, tha Arturi.

Top Channel