Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab pritet t`i thotë vendit të enjten se bllokimi nga koronavirusi do të zgjasë të paktën deri në 7 maj.

Raab, i cili po drejton përkohësisht ekzekutivin deri në shërimin e plotë dhe rikthimin në punë të Boris Johnsonit, do të pohojë se britanikëve u duhen edhe tre javë karantinë. Raab pritet ta diskutojë këtë çështje, sipas Times, gjatë një takimi me krerë të administratës ku dhe do të kërkojë përcaktimin e një afati te qarte kohor.

Masat e rrepta të izolimit kanë një ndikim shkatërrimtar në ekonomi; niveli i papunësisë është rritur dhe numri i njerëzve që punojnë nga shtëpia është më i vogël nga sa shpresonte ekzekutivi britanik. Por autoritetet thonë se çdo vendim për rihapjen e vendit duhet të balancohet me pasojat shëndetësore që do të ketë rivendosja e kontakteve njerëzore.

Bilanci i fundit i viktimave në Britani shënon 11,329 vetë, megjithatë shifra ditore e jetëve të humbura ka rënë për te tretën ditë me radhë, hera e parë që vihet re një gjë e tillë që nga shpërthimi i epidemisë në vend. Sipas Raab sidoqoftë, Britania ende nuk e ka kaluar pikun e sëmundjes, çka nënkupton se nuk do të ketë tani shpejt lehtësim të masave të izolimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA