Covid-19/ Nga nesër, në Kosovë e detyrueshme mbajtja e maskës në rrugë dhe ambiente publike

14/04/2020 13:56

Duke filluar nga dita e nesërme në Kosovë do të aplikohen masa të reja shtesë për të frenuar përhapjen e epidemisë nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura që do të zgjasin deri më 4 maj, masa të cilat përfshijnë mbajtjen e detyruar të maskës për personat që me leje dalin në rrugë.

Po sipas Ministrit, do ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve kur ata po me leje do furnizohen me mallra ushqimorë, dhe vetëm një njëri për familje. Gjithashtu masat parashikojnë ndalimin e daljes në rrugë të atyre mbi moshën 65 vjeç.

Deri më tani në Kosovë janë 362 persona të prekur me koronavirus, 59 të shëruar dhe tetë të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA