“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave
Një grua në Spanjë, në shenjë proteste, është filmuar teksa zhvishet nudo dhe kërcen sipër makinës së policisë. Gruaja 41 vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u mbajt disa ditë në qeli, pasi fyeu fqinjët, teksa ata duartrokisnin shërbimet shëndetësore në shenjë falenderimi për luftën që po zhvillojnë kundër koronavirusit.
E gjithë skena ndodhi pasi gruaja doli nga salla e gjyqit, e cila vendosi që 41 vjeçarja të lirohej me kusht. Ndërkohë pas këtij veprimi ka reaguar policia, e cila e ka lajmëruar një ambulancë dhe ka detyruar gruan që të shkonte në spital.
Sakaq, kujtojmë që deri më tani në Spanjë 18056 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit famëkeq, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 170.000.
Top Channel