Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype”, ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, Irena Beqiraj.
E pyetur nga gazetari Dyrnjaja, në lidhje se në Shqipëri do të ketë një recesion ekonomik, si pasojë të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Beqiraj u shpreh se po, edhe pse Ministria e Financave e mohon një gjë të tillë. Sipas saj, ministria e parashikon gjendjen si në muajin gusht, ku ekonomia pëson një recesion të vogël, pasi shumëkush kryen pushimet, dhe me fillimin e shtatorit ekonomia do të ecë me të njëjtën ritëm si më parë.
Por në fakt, e vërteta nuk qëndron kështu thotë Beqiraj. Ajo tha se bazuar dhe nga raportet e ngritura nga organizatat e e huaja ekonomike, e gjithë bota do të pësojë recesion ekonomik dhe si rrjedhojë edhe vendi ynë do të kalojë një recesion. Më pas gazetari Dyrnjaja pyeti Beqirajn se përse qeveria po përpiqet që ta mohojë këtë gjë, në një kohë kur vendet e tjera e pohojnë diçka të tillë. Sipas Beqirajt, qeveria po e bën këtë gjë për të ruajtur stabilitetin fiskal, gjë të cilën ka 30 vite që e bën, ndaj ky sektor po ecën me një marsh të ulët. Ajo nënkuptoi se qeveria i druhet kërkesave që mund t’i vijnë nga individët që kanë mbetur pa punë tashmë, por edhe bizneset që kanë ndaluar aktivitetin e tyre. Dhe me anë të këtij vendimi qeveria po përpiqet për të ruajtur një lloj optimizmi mes palëve. Por sipas Beqirajt kjo gjë prish urat e komunikimit mes tyre
Denis Dyrnjaja: Kanë kaluar rreth një muaj në fakt nga biseda jonë e fundit dhe juve ngritët shqetësimin e shkuarjes së vendit në recension dhe propozuat një sërë masash atëherë kur folëm. Por fundjavën që lamë pas, Ministria e Financave tha që, Shqipëria nuk do të futet në recesion. Fillimisht a mund të bëjmë një shpjegim të shkurtër për të gjithë personat që na ndjekin, se çfarë është recesioni dhe më pas çfarë ju thotë situata dhe treguesit a do të shkojmë apo jo në recesion.
Irena Beqiraj: Recesioni është një ulje të paktën për tre tremujorë radhazi, në rritjen ekonomike. Ne kemi pasur një ulje në rritjen ekonomike, në tre mujorin e fundit të 2019. Po ashtu edhe në tre mujorin e parë të vitit 2020, dhe kuptohet do të kemi recesion edhe në tremujorin e dytë të 2020. Që e gjithë bota është në recesion, gjithë Europa është në recesion, kuptohet edhe Shqipëria është në recesion. Kjo është tanimë një e vërtetë që duhet ta pranojmë dhe ta shikojmë në sy. Ajo që unë mendoj është që në të gjithë komunikimet që vijnë nga autoritetet ka një mungesë rakordance. Ministria e Financave thotë që nuk kemi recesion, do të rritemi me 2 %, në të njëjtën kohë duket sikur ne pas karantinës do t’i rikthehemi normalitetit. Kjo duket si recesioni i pushimeve të gushtit. Çdo vit ekonomitë pësojnë një recesion të vogël në gusht sepse ne jemi me pushime dhe kur kthehemi në shtator, fillon përsëri ekonomia me të njëjtën ritëm. Nga ana tjetër, kryeministri ka deklaruar që kufizimet mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë, dhe ka parashikuar edhe një skenar për tre vite. Për këtë arsye e shikon të qenësishme dhe të nevojshme dhe ashpërsimin e masave në Kodit Penal. Kemi një mosrakordanc me qëndrimet që vijnë nga qeveria. Problemi tjetër që kemi është që këto janë tërësisht në botë të ndryshme, nga parashikimet botërore dhe parashikimet e Europës. OESD-ja ka nxjerrë raportin e fundit më 26 mars, në të cilën parashikon që të gjithë vendet e Europës do të tkurren, dhe rënia ekonomike mund të jetë në minus 2 %. Ndërkohë që pritet edhe një goditje në prodhimin e brendshëm bruto me 20%.
Denis Dyrnjaja: Përse duhet të mos e pranoj qeveria që do të ketë recesion. Ku shumë vende të zhvilluara, siç ju po thoni e pranojnë këtë fakt.
Irena Beqiraj: Kam përshtypjen që është një mungesë transparence e pa justifikuar. Unë mendoj që në politikë bërje ka tre shpejtësi të ndryshme, me të cilat mund të ecë politikë bërja ekonomike. E para është thjesht stabiliteti fiskal, e dyta është të ruajmë avantazhin konkurrues dhe e treta të kemi mundësinë të kthehemi në një ekonomi eksportuese. Ne kemi 30 vite që ecim me marshin më të ulët , me ruajtjen e stabilitetit fiskal. Kam përshtypjen që qeveria është akoma duke luftuar për të ruajtur stabilitetin fiskal. Pra, për shkak të pamundësisë fiskale për të ruajtur kërkesat që mund të vijnë, qoftë nga individët që do të dalin të papunë, apo qoftë edhe nga bizneset të cilave iu janë tkurrur të ardhurat. Qeveria po mundohet të mbajë një lloj optimizmi. Por që në fakt më shumë se sa na ndihmon, prish urat e komunikimit me publikun sidomos me ekonominë private. Pasi parashikimet që bën qeveria ndikojnë edhe janë bazat në të cilën e gjithë ekonomia private ngre parashikimet e saj. Nga të gjitha parashikimet e fundit që kanë bërë FMN(Fondi Monetar Ndërkombëtar), Banka Botërore, Njësia e Inteligjencës së Ekonomisë, ne do të jemi në një recesion. Biles FMN-ja thotë që do të futemi në një depresion, i cili është i ngjashëm me atë të vitit 1930.
Top Channel