Ndërsa Botërori Real i MotoGP nuk ka ende një datë të saktë për fillimin e sezonit, pilotët e këtij kampionati ngushëllohen në një farë mënyre me garat virtuale nën hashtgun #StayAtHomeGP.

Në Red Bull Ring Center u zhvillua gara e dytë online e MotoGP, 2 javë pas asaj të parë të Mugellos që u fitua nga Alex Marquez.

Këtë radhë fituesi ishte një pilot italian, Francesco Bagnaia, që në Mugello u rendit i dyti. Piloti i Ducati Pramac la pas në këtë garë, Maverick Vinales në vendin e dytë pas një dueli spektakolar virtual. Podiumin e plotësoi piloti i Hondës Alex Marquez duke lënë pas sërish vëllain e njëkohësisht shokun e skuadrës, Marc Marquez në vendin e katërt.

në këtë garë të dytë virtuale bëri debutimin e tij edhe Valentino Rossi me Yamaha që e mbylli garën në vendin e 7, pas bashkëkombasit të tij, Danilo Petrucci. Rossi e nisi garën nga vendi fundit dhe u përfshi në një incident në kthesën e parë, por Doktori arriti të rekuperojë pozicione duke përfituar dhe nga ndonjë gabim i rivalëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA