E hëna shënon një muaj nga rasti i parë me coronavirus, por ditëve të fundit lakorja ka pësuar një ngritje të theksuar të të infektuarve.

Testimet e fundit shënuan rritjen më të madhe me 73 pozitiv, duke e rritur numrin në 362 të prekur.
E nëse mos respektimi i udhëzimeve vazhdon kështu, atëherë ekspertë të fushës thonë se në dy javët e ardhshme numri mund të rritet mbi 1000.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë treguar se i disponojnë tri variante të parashikimeve por janë vetëm për përdorim të brendshëm.

E megjithëse personat më potencial për të përfunduar me fatalitet janë ata me sëmundje kronike, institucionet shëndetësore nuk kanë të dhëna në nivel vendi.

Nga 362 të infektuar, 8 prej tyre përfunduan me fatalitet për të cilët u tha të kenë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Top Channel