Kontratat e lojtarëve/ FIFA: Nuk rinovohen pas 30 qershorit

13/04/2020 13:26

Në një kohë kur në futbollin botëror po diskutohet për rifillimin e kampionateve, FIFA lëshon alamin e saj në lidhje me kontratat e futbollistëve që janë dhënë me huazim. Ai që e bëri këtë ishte shefi i zyrës ligjore në qeverinë e futbollit botëror, Emilio Garcia Silvero.

Ky i fundit bëri të ditur se merkatoja e transferimeve nuk do të hapet në 1 korrik dhe se kontratat që skadojnë në 30 qershor nuk mund të rinovohen. Përsa u përket futbollistëve që janë dhënë në formë huazimi te skuadrat e tjera, Garcia Silvero tha se do të kthehen te skuadrat që zotërojnë kartonat e tyre, por nuk do të mund të zbresin në fushën e lojës.

Po kështu, shefi i zyrës ligjore në FIFA konfirmoi se ekziston mundësia e krijimit të një sesioni të tretë të merkatos së transferimeve, por shtoi se gjithçka do të varet nga fillimi dhe përfundimi i çdo kompeticioni. Garcia Silvero nënvizoi se ideja është që sesionet e merkatos të mbyllen pak kohë përpara fillimit të çdo kampionati dhe se nuk duhet të përkojnë me njëra-tjetrën.

Top Channel