Tjetër lajm i mirë/ Shërohet gruaja e vetme shtatzënë që ishte prekur me koronavirus në Shqipëri

12/04/2020 12:18

Është shëruar gruaja e vetme shtatzënë që ishte prekur nga Koronavirusi në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik e cila u shpreh për mediat se një grua shtatzënë që ishte prekur me koronavirus është shëruar.

“Momentalisht nuk kemi gra shtatzëna të konfirmuara, kemi pasur një rast, por që tani paraqitet e shëruar” tha ajo.

Ndërkohë të shëruarit në 24 orët e fundit janë 20 duke e dërguar në total në 217 numrin e personave që e kanë fituar luftën me këtë sëmundje. Ndërkohë që 23 persona kanë humbur jetën deri tani.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 233 teste që janë bërë në laboratorin e ISHP-së, 4 raste më pak se dje. Harta e të prekurve zgjerohet me 6 raste në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës, të cilët sipas ministrisë së Shëndetësisë janë kontakte të rasteve të para, jo vatra të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA