29/11 23:02
Ina dhe Geri, Edona dhe Vangjeli janë dy takimet që do të zhvillohen javën e ardhshme në rubrikën “Përputhen”. Ina ende vijon t’i qëndrojë besnike Gerit dhe ky i çiftit është i treti takim radhazi.
Ndërsa nga krahu tjetër, Edona, e ndikuar dhe nga takimi i parë me Vangjelin, që shkoi mjaft mirë, vendosi të bënte dhe takimin e dytë mes tyre. Ndërkohë Antoneta, vendosi që këtë javë ta bëjë pushim dhe të mos dilte me asnjërin nga djemtë.
Vendimi i saj u influencua dhe nga debatet mes djemve (Brikeno, Andueli, Lulzimi) në studio, të cilat në fokus kishin atë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel