Oferta e Realit, Bale dhe James për të bindur Tottenhamin për Kane

12/04/2020 09:58

Harry Kane është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Nga Anglia sigurojnë se “Los Blanos” po përgatitin një ofertë të rëndësishme për të firmosur sulmuesin e Tottenhamit, që përfshin Bale dhe James Rodríguez. Real Madrid nuk i ka në plane këta dy lojtarë për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron t’i transferojë për të përfituar para, që do t’i investonte në merkato, ose t’i përfshijë në operacione të tjera, siç është rasti i Harry Kane.

Disa javë më parë, kapiteni i ekipit anglez deklaroi: “Jam një lojtar ambicioz, dua të përmirësohem më shumë, të bëhem një nga lojtarët më të mirë. Pra, gjithçka varet nga ajo që ndodh si ekip dhe si përparojmë. Nuk është përfundimtare që unë do të qëndroj këtu përgjithmonë.”

Në këtë mënyrë, Kane tashmë ka ndezur alarmin në ekipin e drejtuar nga José Mourinho i cili, me siguri, nuk do ta bëjë më të lehtë largimin e tij.

Top Channel