Projekti i Ministrisë së Arsimit për furnizimin me tableta dhe digjitalizimin e teksteve në 60 shkolla të mesme të vendit,i kushtoi buxhetit te shtetit 3.5 milionë euro.
Një garë e fortë nisi në 2014 mes kompanive elektronike për fitimin e tenderit, e ku pas morive të skualifikimeve dhe ankesave u kontraktua ofertuesi me vlerën rreth 330 mln lekë pa tvsh. Ndersa nje vit më pas tenderin e dytë për tekstet digjitale te klasave të dhjeta e fitoi një tjetër kompani, një shtëpi botuese.
Rreth 6000 tableta do të ishin në funksion të 47 mijê nxënësve, ndërsa qeveria parashikoi që brenda 3 viteve, deri në 2018 kjo metodë mësimdhënie do të shtrihej në çdo gjimnaz.Studentët qe kanë qenë nxënësit e shkollave te përzgjedhura në këtë projekt tregojnë për Top Cannel se si i kanë përdorur ato për pak kohë dhe nuk e dinë ku kanë përfunduar.
“Kam qene nxenes i “Petro Nini Luaras-it” nga viti 2016 deri ne 2019 kur mbarova maturën”.
-A ke qene pjese e klasave digjitale?
“Po, ne vitin e parë bëmë disa orë në një klasë digjitale, në vitin e dytë dhe të tretë jo. Në fillim më shumë ishin si tutoriale, të mësonim si funksiononin pajisjet ose tabela interaktive edhe kërkuam accountin tone personal , më pas bëmë disa orë informatike dhe kaq”.
“Kam qenë gjimnaziste nga 2013-2016 pranë gjimnazit Gramoz Palishi. Asokohe na u njoftua nga drejtori i shkollës që do kthehej një klasë teknologjike me tableta por deri në përfundim të vitit shkollor nuk i pamë asnjëherë këto tableta, dinim vetëm që ishte një klasë posaçërisht për të në të cilën nuk lejohej të hyje”.
Top Channel pyeti ministrinë e arsimit se ku ndodhet aktualisht këto tableta dhe pse nuk i kanë ardhur në ndihmë situatës emergjente prej covid 19, ku shkollat janë mbyllur por mësimi vijon online përmes rrjeteve sociale, Facebook apo whats app.
Ministria e arsimit nuk ështe përgjigjur. Por nga ana tjetër ish ministri i arsimit, Myqerem Tafaj vlerëson se nëse këto tableta do të ishin funksionale do të ishin shumë të vlefshme në këtë krizë pandemie që ka perfshirë dhe arsimin.
“U gjendëm në një situatë të tillë, do thoja unë të papërgatitur. Forma e sotme e mësimdhënies do të thoja unë është një zgjidhje afërsisht spontane . Secili ka kërkuar një rrugë për ta zgjidhur, dikush përdor whats viber, mësuesit që janë më të shkathët përdorin classroom . Pse? Sepse ne nuk kemi një domain , nuk kemi një platformë digjitale të edukimit të arsimit që të përdorej për mësimin në distancë. Dhe natyrisht nëse nxënësit do të kishin një tabletë, do të ishte zgjidhja më ideale e mundshme”.
Top Channel