
26/02 15:33
GJERMANI -“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit.” kjo është deklarata e bërë nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.
Sipas von der Leyen kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19.
“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”- theksoi ajo.
Top Channel