Tjetër rast me Covid-19 në Lushnje! Kishte temperaturë të lartë ditët e fundit, s’dihet ende ku është infektuar

11/04/2020 11:34

Një rast tjetër nga Lushnja ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas informacioneve të marra nga Top Channel bëhet fjalë për një shtetas, i cili ka aktivitet tregtar dhe përpunues të produkteve bujqësore. Personi ka shfaqur temperaturë të lartë ditët e fundit.

Duke parë që temperatura ka qenë e vazhdueshme, burrit i është marë tamponi, ku më pas ka rezultuar pozitiv. Pas këtij rasti, shërbimi epidemiologjik ka nisur gjurmimin e personave që kanë patur kontakt me të, punëtorëve, familjarëve e të tjerë. Ajo që nuk dihet ende është se ku është infektuar, pasi për çdo ditë personi ka vazhduar aktivitetin normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA