Policia shkon për kontroll, gjen drogë në shtëpinë e 31-vjeçarit në Vlorë

11/04/2020 08:47

14 kg e 406 gram lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa është sekuestruar gjatë një operacioni policor në Vlorë.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA