“Po më bie të fikët”/ Fqinjit i bënë testin e koronavirusit, Dorina Mema në ankth: Çfarë të bëj?

11/04/2020 12:21

Frika nga një infektim i mundshëm prej pandemisë Covid-19 ka mbërthyer mbarë njerëzimin.

Kështu ka ndodhur edhe me Dorina Memën, e cila është tepër në ankth, pasi zbuloi se mjekët i kanë bërë testin e koronavirusit fqinjit të saj. Mema shkroi në Instagram Story se teksa janë në pritje të përgjigjes së fqinjit, asaj po i bie të fikët dhe nuk di se çfarë të bëjë.

“Stafi mjekësor erdhën të bënin një tampon tek lagjja ime, paskan qenë pikërisht tek kati im. Në pritje të përgjigjes së komshiut po më bie mua të fikët. Çfarë të bëj?”– shkroi ajo.

Ndërsa u shpreh se kjo është një situatë e vështirë pasi nuk dimë se si të ndihmojmë e të shmangim njëri-tjetrin.

“Nuk e di domethënë çfarë ankthi, si të ndihmojmë e si ta shmangim njëri-tjetrin?”- shtoi Dorina Mema.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA