Përmes një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka shprehet se rezervat e Shtetit prej javësh janë kthyer në një kantier të madh pune për të bërë të mundur asistencën me pako ushqimore të mijëra familjeve në nevojë.
“Rezervat e Shtetit prej javësh janë kthyer në një kantier të madh pune për të bërë të mundur asistencën me pako ushqimore të mijëra familjeve në nevojë.
Cilatdo të jenë sfidat me të cilat mund të përballemi, për shkak të luftës me një armik të padukshëm, puna vijon për sigurimin e nevojave ushqimore pa ndërprerje, përgatitjen e pakove familjare dhe dërgimin e tyre derë më derë përmes Rezervave të Shtetit, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura, Policië së Shtetit, Shërbimit Social apo shoqatave bamirëse.
Mirënjohje punonjësve të rezervave dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse që punojnë pa u lodhur për t’a bërë të mundur ndihmën për familjet në nevojë. #NëKryeTëDetyrës??”- shkruan Xhaçka.
Top Channel