Mjeku në SHBA: Rama i mori shumë shpejtë masat, do doja ta bënte edhe Trump por…

11/04/2020 21:04

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme ka pasur një bisede me dr. Filip Çaushaj, Erand Llanaj dhe Aldi Pupuleku organizuar nga prof. Arben Gjata në kuadër të angazhimit të burimeve njerëzore në betejën kundër Covid19

“Në kohë të vështira fryma solidare kapërcen kontinentet dhe kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendin amë  ajo është e pakursyer.” shkruan Manastirliu.

Ndërkohë dr. Filip Çaushaj, i cili ndodhet në Amerikë tha se masat e marra në kohë në Shqipëri u kanë shpëtuar jetën shumë shqiptarëve.

“Faleminderit doktor Gjatës, unë e quaj atë gjeneralin e tij dhe e kam për nder të bashkëpunoj me ju si shqiptar. Zonja ministre nga larg kam parë veprim të kryeministri Edi Rama, dhe e mbështes. 100% prapa juve  jo për politik por si doktor jam shumë i gëzuar për masat e marra shumë përpara, keni shpëtuar jeta e shqiptarëve. Do kisha qejf që ta bënte Trump, nuk e bëri Trumpi, ju e bëtë dhe unë ju lavdëroj dhe ju përqafoj dhe ju falënderoj si shqiptar. Kujtoj fjalët e para që më tha nëna ime “Ti je shqiptar” dhe këto fjalë nuk i harroj kurrë, se shqipen e kam mësuar shumë vonë, pasi kam mësuar anglishten. Çdo natë shohim 3-4 persona që vdesin dhe nuk dua që këtë fat ta ketë Shqipëria jonë dhe do bëj çmon që t’ju ndihmoj”, tha Çaushaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA