Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar në vend Gent Kruja në një prononcim për Top Channel dha një mesazh për shoqërinë por edhe për politikanët.
I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se cili është mesazhi për qytetarët në këtë kohë pandemie, ai tha“ Mesazhi ynë është që për të gjithë shoqërinë është koha për reflektim, të shohim çmund të përmirësojmë më shumë në veten tonë, familje, se kështu përmirësohet dhe shoqëria shqiptare”.
Ai tha më tej se shteti shqiptar duhet që të ketë më shumë vëmendje ndaj institucioneve “që po shihen në këtë koh krize, që kanë më shumë nevojë për investime, si përshembull shëndetësia”, tha ai.
“Kanë nevojë në shtresat nevojë , që prej vitesh ndihmohen nga komunitetet fetare dhe këto kanë databazën më të mirë për se cilat janë ato familje që janë në nevojë”, tha Kruja.
Por ai pati dhe një mesazh për politikanët: “Mesazhi për politikanët është që të kthejnë vëmendjen nga qytetarët, jo vetëm nga vetja e tyre”.
Top Channel