Lajm i mirë nga Franca/ Bie numri i viktimave, zyrtari i lartë: Kemi kaluar pikun

11/04/2020 21:49

FRANCË- Në 24-orët e fundit në Francë janë shënuar 643 viktima të prekur nga CoVid-19. Në krahasim me ditën e djeshme në Francë kanë humbur jetën 334 persona më pak.

Ndërkohë një tjetër lajm i mirë vjen nga një zyrtar u Lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon i cili deklaroi se Franca e ka kaluar tashmë pikun.

Megjithatë ai shtoi se duhet të bëhet kujdes pas pandemi vijon të mbetet aktive dhe rrezikon të rritet sërish.  Në total në Francë janë shënuar 13 mijë e 832 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA