Greqi shënon të tjera viktima nga CoVid-19, për 24-orë infektohen 72 persona
11/04/2020 17:39
GREQI- Ka shkuar në 93 numri i viktimave të prekur nga koronavirusi në shtetin fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se vetëm 3 persona të prekur me CoVid-19 kanë ndërruar jetë duke e çuar kështu numrin e viktimave në 93.
Viktimat janë shënuar në Selanik dhe në Athinë. Ndërkohë në shtetin fqinj janë shënuar 72 raste të reja duke e çuar numrin total në 2 mijë e 81 raste.
Situatë alaramante vijon të jetë në Larisa ku një vend banim romësh është kthyer në një vatër të koronavirusit.
Top Channel