Foto ilustruese

Policia në Fier ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje dhe dhunë në familje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si edhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

E. Z., 41 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Fier me vendimin e datës 18.02.2019, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

I. Gj., 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S. Gj., 32 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel