Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë përfituesit nga Pakoja Fiskale Emergjente, mund të parashtrojnë kërkesat e tyre, përmes sistemit elektronik, më së largu deri më 15 maj.
Në një komunikatë për media, thuhet se “Administrata ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako”.
ATK-ja ka publikuar udhëzues se si punëtorët mund të aplikojnë për kompensim të pagave dhe një udhëzues për kompesimin e qirasë.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura pas përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.
Top Channel