Tre netët e fundjavës së kaluar kanë mbajtur të mbërthyer para ekranit dashamirësit e filmave me tema nga ngjarje të vërteta.

Top Channel transmetoi për tre netë disa seri të seialit “El Chapo”, që tregon historinë e trafikantit meksikan Joakin Guzman, i cili vuan një dënim të rëndë në burgjet amerikane.

Ka patur sukses dhe shumë shikueshmëri historia e trafikantit meksikan “El Chapo”. Seriali rikthehet sërish këtë të premte për të vijuar edhe të shtunën edhe të dielën për të treguar ngjarjet e vërteta që disa vite më parë kanë tronditur Meksikën dhe shumë vende të tjera të Amerikës Latine.

Krime, intriga dhe lidhje të politikës dhe botës së krimit, kjo është historia e “El Chapos”.

Trafikanti I pashpirt, Joakin Guzman, i mbiquajtur El Chapo, që do të thotë shkurtabiqi, u rrit në një familje të dhunshme me babain e alkoolizuar dhe që I vogël shiste portokalle për të ushqyer familje, por shpejt gjeti rrugën dhe u bë një anëtar I Kartelit Guadalajara e më pas bossi i madh i kartelit Sinaloa.

Ndryshe nga Pablo Escobar, El Chapo është gjallë dhe i burgosur në SHBA. Ai ende shpreson të arratiset për të ringritur perandorinë e drogës dhe të dhunës. El Chapo ka një idhull dhe ai është njeriu me shenjë, një tjetër trafikant kubanes që hyri në memorien e të gjithëve falë interpretimit brilant të Al Pacinos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA