Në emisionint “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” këngëtarja Besa Kokdhima.

Si për ironi të fatit kënga më e saj më e re “C’est la vie” (e përkthyer nga frengjishtja Kjo është jeta), përkon me situatën aktuale të krijuar nga virusi korona. Por këngëtarja sqaron që e gjitha është e rastësishme dhe se kënga është publikuar para se ky virus të mbërthente vendin tonë. Po ashtu Besa tha edhe se si po e kalon këtë periudhë të izolimit në shtëpi. Jetoj vetëm me shoqërinë e tre maceve të mia, tha Besa, më mungon shumë përditshmëria. Ndërkaq, ajo tha se këtë kohë është duke punuar me qetësi dhe po krijon këngë të reja.

“Jam mësuar me këtë rutinën. Por çdo ditë që kalon them a do të rikthehemi më si më parë. Unë faktikisht këtë periudhë e kam shfrytëzuar për të shkruar muzikë. Kam bërë stërvitje shumë. Jam përpjekur të punoj sa më shumë me qetësinë e shtëpisë. Kënga ka qenë një rastësi e vërtetë. Tematika konsiston në faktin që jeta qenka shumë me të papritura në çdo drejtim. Unë nuk mendoja që në 2020 bota ishte e papërgatitur për një situatë të tillë. Thelbi është që njeriu ballafaqohet me realitetin, e kupton që jeta është në dorë të tij. Jeta e ka që t’i të jesh dhe keq por kjo nuk të bën që t’i të qëndrosh brenda këtij kuadri. Brenda tekstit ka dhe mesazhe të vogla në thonjza për realitetin realitetin. Ka shumë gjëra që unë nuk jam dakort me realitetin. Një shoqëri sa më e emancipuar të jetë, aq më shumë do të ecë përpara. Unë shërbimet eksetike i bëj vetë. Jam e vetme dhe në fakt edhe pse jam shumë e lumtur që karantina më ka zënë në Shqipëri. Jetoj shumë afër me prindërit me shtëpi, por si takoj nga meraku. Ndërkohë jam në karantinë me tre macet e mia. Unë në koncept nuk jam e izoluar, më mungon jeta, e përditshmja. Të kesh mundësi të ndjekësh angazhimet e tua. Unë parimisht jam shumë traditicionale nuk mendoj që do të ndodh diçka e till në një chat (flet për njohjet e reja që ka pasur këto kohë). Mund të ndodhë në mijëra forma dhe s’jam pro që të ndodh në këtë formë. Mendoj se prindërit kanë mundësinë që leksionet më të mëdha të jetës t’i thonë pa fjalë. Mua më kanë dhënë forcë, lirinë e të folurit e e medimit, jam rritur edhe si vajzë dhe si djal. Këtë ja këshilloj familjeve të tjera dhe është diçka pozitive të imponohet, si tek femrat dhe tek meshkujt”, tha Besa.

Top Channel