OBSH në Shqipëri njoftim të rëndësishëm për CoVid-19: Mos merrni antibiotikë…

10/04/2020 19:56

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë publike disa këshilla për të gjithë qytetarët për sa i përket pandemisë CoVid-19 që ka “pushtuar” botën dhe vendin tonë.

Me anë të një postimi në Facebook, OBSH në Shqipëri thekson se COVID-19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin, duke shtuar se është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar.

Mesazhi i OBSH:

Virusi #COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin. Është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar #COVID19. Ata nuk funksionojnë në këtë rast dhe e rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike #AMR.

#AMR paraqet një kërcënim për shëndetin global. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdolloj moshe.

Mos harroni – këshillohuni gjithmonë me një profesionist të kualifikuar të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni antibiotikë. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, siç është edhe virusi #COVID19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA