Nga parukeritë deri te serviset e makinave/ Bizneset që thyen karantinën në Kosovë, disa të arrestuar

10/04/2020 10:46

Kanë qenë të shumtë bizneset që kanë thyer karantinën në Kosovë.

Përkundër urdhrave të qeverisë ata kanë vazhduar të mbajnë hapur bizneset.

Kështu në Llapushnik, Gllogoc 09.04.2020-10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar duke punuar në fidanishten e tij, dhe ka rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar na Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte.

Në Fsh. Gadime e ulët, Lipjan 09.04.2020-11:42. Ndaj të dyshuarës femër kosovare është iniciuar lënda e rastit e cila kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. E dyshuara nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin e saj afarist sallon ondulimi. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në Fsh.Gadimee ulët, Lipjan 09.04.2020-11:42. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit i cili kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. I dyshuari nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin – sallonin e tij frizer për meshkuj. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në Rr. Komandant Kumanova, Lipjan 09.04.2020-13:50. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit i cili kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. I dyshuari nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin e tij auto pjesë. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në Rr. Komandant Kumanova, Lipjan 09.04.2020-13:50. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit i cili kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. I dyshuari nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin e tij Auto pjesë. Me udhëzim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë 09.04.2020-20:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda pasi që i njëjti nuk ka lejuar që të shpërndahet ushqimi si dhe ka ofenduar vullnetaret dhe zyrtaret policor.

Top Channel