29/11 08:54
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme mbi propozimin e PDK-së dhe deputetëve nënshkrues për pakon emergjente 320 milionë euro për t’u ballafaquar me pandeminë Covid-19.
Kështu ka mësuar KosovaPress nga burime brenda mbledhjes së kryesisë që ende po mbahet.
Përveç kësaj pike në rend dite është edhe ndërmarrja e veprimeve sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes. Derisa nuk dihet a është marrë ndonjë vendim për këtë.
Mbledhja e kryesisë është duke u mbajtur pa prezencën e medieve.
Top Channel