Teksa vendi po përballet me pandeminë Covid-19, trupa aktuale e Gjykatës së Lartë ka vendosur të dhurojë gjysmën e pagës së tre muajve, për shkak të situatës së krijuar.
“Me ndjeshmërinë ndaj problemeve dhe nevojave të pazakonta që kanë lindur për të përballuar efektet shumëplanëshe që ka sjellë përhapja e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri, në frymën e solidaritetit qytetar dhe njerëzor, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë i bashkohen nismës së zbatuar tashmë nga një numër institucionesh dhe funksionarësh publikë, duke dhuruar për këtë qëllimin gjysmën e pagës mujore të muajve Mars, Prill dhe Maj 2020”, thuhet në njoftim.
Po kështu mësohet se ka rifilluar pjesërisht veprimtaria e Gjykatës së Lartë. Sa i takon vendimeve të marra në mbledhjen e gjyqtarëve të kesaj gjykate dhe Këshillit të Gjykatës lexoni këtu:
Top Channel