Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, këngëtari Bujar Qamili.
Këngëtari zbuloi se nesër në orën 18:00, në qendër të qytetit të Shkodrës, do të zhvillojë një koncert, pa spektatorë, për qytetarët shkodranë, por jo vetëm, pasi media lokale do të transmetojë valët edhe për shqiptarët që ndodhen në vendet evropiane. Është koncerti më i veçantë që bëj, thotë Bujari, pasi ky koncert do të shërbejë si një moment argëtimi, për shumë persona që vuajnë gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera ai tha se këtë muaj do të përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin e Këngës Popullore Ballkanike, por si pasojë e koronavirusit ajo është zhvendosur për në një tjetër datë. Dhe këngëtari gjatë kësaj periudhe po përgatitet që të përfaqësohet sa më denjësisht.
“Do e shfaq midis sheshit të Shkodrës dhe për këtë falenderoj me gjithë zemër policinë e Shkodrës, e cila me kënaqësi e pranoi ftesën. Por falenderoj edhe televizionin sepse do e transmetojë jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por edhe Evropën. Koncerti do të jetë pa spektatorë. Do të jemë vetëm unë, prezantuesi dhe fonia. Por të gjithë njerëzit që i kanë shtëpinë në qendër, do të jenë me me anë të ballkoneve dhe dritareve të tyre, por edhe me anë të televizionit. Të gjithë e dinë që do ta ndjekin konceritn me valët e televizonit dhe nëpër ballkone. Prej 42 vitesh koncerte, që janë të panumërta, është hera e parë që do jetë pa spektatorë. Por duartrokitjet do t’i marr nga dritaret dhe balllkonet. Ky do të jetë koncerti më i mirë që do ë bëjnë ndonjëherë, shpresoj t’i largohet ndopak stresi, halli dhe ta largojnë mendjen nga ky armik i padukshëm. Ashtu siç jam mësuar nuk do të kem publikun duartrokitjen e tyre. Skena për mua do të jetë pak e vështirë sepse do të kem komunikim shumë të largët me publikun. Unë recitalet e mia më së shumti i kam bërë në Tiranë. I kam bërë vetëm për një arsye, pasi ka qenë e pamundur ta bëj në Shkodër sepse teatri “Migjeni” në Shkodër, nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Pagesa e njerëzve që unë kam ftuar, aktorë, këngëtarë, instrumentistë, do të bënte që dhe kosto e biletës të ishte shumë e shtrenjtë për shkodranët. Ndërsa në Pallatin e Kongreseve e mbuloj këtë gjë. Të them të drejtën në Shkodër para një muaji ne ishim shumë mirë, ndodhi ajo që ndodhi. Por këto ditët e fundit jemi jazakonisht mirë. Të them të drejtën para se të ndodhte karantinimi unë mora një ofertë shumë të madhe, shumë të rëndësishme. Unë do të përfaqësoja Shqipërinë në Festivalin Ballkanik të Muzikës Popullore. Tashmë në shtëpi po merem me këngët, ndërroj programin dhe po përpiqem të përgatitem si dua unë. Ka një specifikë të veçantë koncerti në Shkodër do të jetë e gjitha me këngë popullore shkodrane”, u shpreh këngëtari.
Top Channel