“Do të shihemi jashtë”/ Prekëse! Italianët, letra të sëmurëve me Covid-19: Nuk jeni vetëm…

10/04/2020 16:47

“Nuk je vetëm por i rrethuar nga njerëz që e duan punën e tyre dhe do të bëjnë për ty gjithçka munden. Televizionet i quajnë heronj, por për mua, edhe ti miku im je një hero sepse lufton cdo cast për vete dhe për të dashurit e tu. Shpresoj që të mund të dalësh shpejt, të vraposh dhe ti përqafosh”.

Fillojnë pak a shumë kështu të gjitha, por ka edhe nga ato ku shprehet dëshira e atij që shkruan për ti qëndruar pranë atyre që janë në spital dhe po luftojnë me koronavirusin. Janë letra që italianët i dërgojnë pacientëve të shtruar në spital, me covid 19, duke iu përgjigjur apelit të tre të rinjve që kanë ndërmarrë një iniciativë të titulluar “Do të shihemi jashtë”.

Na ka frymëzuar një mjeke në spitalin e Madridit. Ajo i bëri një apel spanjollëve duke i kërkuar të dërgonin mesazhe mbështetjeje dhe shprese pacientëve të shtruar në reparte – tregojnë vetë nismëtarët. Në Spanjë, përgjigjia ishte e menjëhershme. 35 mijë letra mbërritën në vetëm pak kohë dhe iniciativa u përhap në të gjithë spitalet e tjera.

Të lexosh fjalë të ngrohta mund të përbëjë një moment drite në mesin e kësaj errësire të madhe. Një dritë që shfaqet edhe në emërtimin e nismës “Do të shihemi jashtë”, sepse ashtu sic janë bashkuar të gjithë për të kënduar në ballkone, për të duartrokitur që andej punonjësit e shëndetësisë, në këtë mënyrë mund të arrijmë brenda atyre reparteve me mesazhe shprese…

Letrat dërgohen në një adresë e-maili [email protected] dhe kështu lind një zinxhir humanizmi që mbështetet tek fjalët, fjalë që inkurajojnë jetën…

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA