Dërgohen në karantinë! 5 persona në makinë: 2 shqiptare, 2 kosovarë dhe një shtetase serbe

10/04/2020 10:53

Një rast i shkeljes së karantinës është kapur në flagrancë në Kosovë.

Në Novosellë, njësitë policore kanë ndaluar një veturë në të cilën ishin 5 persona, 2 prej tyre meshkuj kosovarë dhe tri femra , njëra shtetase e Serbisë, kurse dy të tjerat shtetase të Shqipërisë, të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave te fatit, nga Karaqeva e Poshtme.

Personat janë përcjellë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Ata janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në karantinë.

Top Channel