Me anë të një dalje live në Instagram, reperja e famshme Cardi B shprehu irritimin e saj kundrejt të rinjve amerikanë të cilët nuk janë treguar të gatshëm të votojnë për Berni Sanders në zgjedhjet presidenciale pasi ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Cardi B është e shqetësuar se Donald Trump nuk do të mund të përballojë krizën me të cilën do të përballet SHBA për shkak të Koronavirusit ndërkohë që shumë personazhe të famshëm po kritikojnë mënyrën se si po e menaxhon këtë situatë.

27-vjeçarja tha publikisht se nuk do e duronte dot faktin që Trump të qeverisë vendin edhe për 4 vite të tjera dhe se të gjithë amerikanët duket t’i marrin votimet me seriozitet.

Top Channel