Bilanci ditor/ Spanja raporton numrin më të ulët të viktimave që prej 24 marsit
10/04/2020 11:58
Spanja vijon me përmirësimin gradual në betejën kundër pandemisë koronavirus. 605 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që prej 24 marsit.
Shifër më e ulët se e një ditë më parë gjithashtu, ku mediat spanjolle raportuan 683 viktima.
Spanja regjistron më shumë se 157 mijë vetë të prekur nga koronavirusi i ri, ku 85 mijë prej tyre rezultojnë të shtruar në struktura spitalore, ndërsa mbi 55 mijë të shëruar.
E lartë është dhe shifra e pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive: rreth 7,371 të infektuar janë intubuar,në rrezik për jetën.
Top Channel