Gjatë bllokadës së epidemisë, specie të të gjitha llojeve janë shfaqur në zona më parë të populluara nga njerëzit
U deshën vetëm disa ditë bllokim që këlyshë lepujsh të guzonin të kalonin rrugët më parë të zhurmshme të Christchurch në Zelandën e Re, dhe më pak se një javë që një puma te zbrese nga Andet në kryeqytetin kilian Santiago, një nga më të zhurmshmit në Amerikën Latine.
Në Barcelonë derrat e egër depërtuan deri në bulevardin Diagonal Avenue.
Kjo është për t’u çuditur por dhe kuptimplotë. Studimet tregojnë se ekosistemet mund të rimëkëmben me shpejtësi pas ndalimit të ndërhyrjes njerëzore.
Ndalimi i gjuetisë, restaurimi i habitateve dhe reduktimi i ndotjes së ujit janë të gjitha masa të lidhura me rekuperimin e specieve detare dhe sipas studiuesve vazhdimi i këtyre masave do të sjellë rekuperim të konsiderueshëm të oqeaneve deri në 2050.
Por edhe rikthimi aktual i botës së egër në qytetet e zbarzura është kuptimplotë dhe sipas studiuesve duhet të sjellë më shumë mirëkuptim mes njerëzimit dhe kafshëve.
Top Channel