Kollitet dhe pështyn ushqimet në supermarket, blerësit e bëjnë të “pendohet”

09/04/2020 16:16

Një 65 vjeçar nga Masaçustes i SHBA-ve, kishte filluar të kollitej dhe pështyjë mbi artikujt e ndryshëm ushqimorë, në një supermarket të qytetit. Kjo ka bërë që të reagojnë blerësit e tjerë, të cilët e e kanë shtrirë në tokë dhe e kanë mbajtur të bllokuar derisa është shfaqur policia.

Pasi forcat policore mbërritën, urdhëruan që burri të dërgohej menjëherë në spital, për t’iu nënshtruar testimeve. Megjithatë, policët nuk besojnë se ai mund të jetë mbartës i sëmundjes, shkruajnë mediat e huaja.

Dëshmitarët, u shprehën se në momentin që një punonjës i supermarketit reagoi ndaj veprimit të 65 vjeçarit, ky i fundit u përpoq ta godiste. Por kur pa  skenën, një tjetër punonjës është afruar me shpejtësi dhe e ka goditur të moshuarin në fytyrë.

Sakaq, sipas mediave lokale, të gjithë artikujt ushqimorë që mund të jenë kontaminuar janë hedhur, ndërsa të gjithë ambientet e supermarketit janë dezinfektuar.

FOTO GALERI
7/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA